Ndërlidhjet

logo-print

BE: Takim i nivelit të lartë për Greqinë


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej, tha se negociatat për borxhet e Greqisë janë në zhvillim e sipër, dhe as që mund të bëhet fjalë për ristrukturimin e tyre.

Ai paralajmëroi se aty kah 10 maji, do të mbahet një takim i shefave të shteteve të eurozonës për të diskutuar për Greqinë.

Këto komente zoti Rompej i bëri në Tokio të Japonisë, ku gjendet për vizitë.

Nga ana tjetër, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, deklaroi se Greqia duhet ta pranoj se vënia e rregullit në financat e saj do të jetë “e vështirë dhe e dhimbshme”.
XS
SM
MD
LG