Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Kandidatët irakianë t’i lënë anash dallimet


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga kandidatët në zgjedhjet parlamentare të Irakut, që “t’i lënë anash dallimet e tyre” dhe shpejtë ta formojnë qeverinë.

Ajo kërkoi që politikanët irakianë t’i respektojnë votimet e 7 Marsit, në interes të “vendit të fortë, të pavarur dhe demokratik”.

Këto komente të zonjës Klinton, u bënë një ditë pasi dy kandidatë fitues në zgjedhjet e përgjithshme u diskualifikuan, duke i ndërlikuar edhe më tepër përpjekjet për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.
XS
SM
MD
LG