Ndërlidhjet

Francë: Sarkozi arriti për vizitë në Kinë


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka arritur në Kinë, për vizitë triditëshe, gjatë së cilës pritet që të bëjë presion ndaj Kinës, për t’i mbështetur sanksionet e mëtejshme kundër Iranit.

Zoti Sarkozi ka arritur në qytetin perëndimor kinez, Hsi-an, ndërsa më vonë gjatë ditës, niset për në Pekin, për takim me presidentin, Hu Jintao.

Franca dhe Kina janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kështu që pritet që të dy presidentët të diskutojnë për Iranin.

Fuqitë perëndimore tash një kohë po bëjnë presion për sanksione të reja kundër Teheranit, për shkak të refuzimit për ta ndalur procesin e pasurimit të uraniumit.

Por, Kina dhe Rusia, që poashtu është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, kanë hezituar t’i mbështesin sanksionet e reja.
XS
SM
MD
LG