Ndërlidhjet

Turqi: Kryengritësit kurdë i vranë dy ushtarë


Mediat e Turqisë raportojnë se kryengritësit separatistë kurdë kanë hapur zjarr kundër një njësiti ushtarak në pjesën juglindore të Turqisë, duke vrarë dy ushtarë dhe plagosur dy të tjerë.

Raportohet se ushtarët ishin sulmuar, derisa ata gjendeshin në patrullë në rajonin malor afër qytetit Semdinli.

Armata e ka nisur një operacion për zënien e militantëve, që janë anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Kjo parti, e cila është e ndaluar, e ka udhëhequr një kryengritje të përgjakshme 25 vjeçare, në pjesën juglindore, që është e banuar kryesisht me popullatë kurde. Nga viti 1984 e deri tash nga konflikti i shkaktuar janë vrarë më se 45 mijë vetë.

Nga Turqia dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, Partia Punëtore e Kurdistanit, është në listën e grupeve terroriste.
XS
SM
MD
LG