Arkivat shtetërore të Rusisë i kanë bërë publike në internet dokumentat nga Lufta e Dytë Botërore lidhur me masakrën e mijëra polakëve nga forcat sovjetike.
Arkivi shtetëror “Rosarhiv”tha se dokumentat janë postuar me urdhër të presidentit Dimitri Medvedev.
Në muajt prill-maj, 1940, rreth 22 mijë oficerë polakë dhe qytetarë tjerë të njohur u ekzekutuan nga policia sekrete e diktatorit sovjetik Josif Stalin në Katin dhe lokacionet tjera në Rusinë perëndimore.
Deklarata thotë se dokumentat ishin hapur vite më parë dhe përmbajtja e tyre dihej një kohë të gjatë. Por deri tash, origjinalet nuk kanë mundur të bien në duart e specialistëve.
Dokumentat tjerë për Katinin mbesin të klasifikuara.