Ndërlidhjet

BE-ja cakton samit për Greqinë



Bashkimi Evropian ka thirrur një samit të liderëve të eurozonës në muajin maj për të diskutuar krizën e borxheve në Greqi, e cila e minon valutën e përbashkët.

Sot presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, tha se negociatat për borxhet e Greqisë janë në zhvillim e sipër, dhe as që mund të bëhet fjalë për ristrukturimin e tyre.

Rompui tha se samiti do të mbahet kah 10 maji.

Nga ana tjetër, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, tha se fondi planifikon që pjesën e saj prej 10 miliardë euro ta rritë në 25 miliardë euro në paketën e FMN-së dhe BE-së 45 miliarda eurove për Greqinë.

Tregjet financiare kanë rënë ndërsa euroja e shënoi nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan.

Ndërkohë në Greqi, sot sërish shpërthyen protestat, ndërsa për 5 maj është caktuar grevë e përgjithshme.
XS
SM
MD
LG