Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Përleshje e policisë me protestuesit



Në Bangkok të Tajlandës janë përleshur forcat e sigurisë dhe protestuesit kundër qeverisë, të cilët disa ditë po protestojnë kundër qeverisë, duke e quajtur jolegjitime.

Policia ka qëlluar në masën për të penguar "këmishat e kuqe" në motoçikleta dhe kamionë, të cilët nga qendra e qytetit janë shpërndarë në paralagjet për t'u ofruar "mbështetje" banorëve lokalë.

Disa persona janë plagosur, kurse një ushtar është vrarë. Agjencia AP njofton se nuk është e qartë nëse policia ka përdorur plumba të vërtetë.


XS
SM
MD
LG