Ndërlidhjet

Kinë: Sulmuesi plagos 18 nxënës dhe mësuesin



Një sulmues me thikë në dorë ka hyrë sot në një shkollë fillore në jug të Kinës dhe ka plagosur 18 nxënës dhe një mësues, transmetoi agjencia Xinhua.

Njoftohet se të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

Agjencia AP përkujton se kohët e fundit në Kinë kanë ndodhur disa sulme ndaj nxënësve në shkolla.

Në shkurt, 2008 në qytetin Leigou, dy nxënës u vranë nga shoku i tyre i shkollës, i cili pastaj u hodh nga kati i pestë.

Në provincën fqinje Fugina, sot u ekzekutua Jang Minsheng, i cili në 23 mars në oborrin e shkollës vrau tetë fëmijë.
XS
SM
MD
LG