Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 6 civilë



Të paktën gjashtë civilë e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në juglindje të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi sot në qarkun Tani në provincën Kost, afër kufirit me Pakistanin.

Automjetin e përfshiu zjarri ndërsa kufomat u dogjën.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 2 mijë civilë vriten për çdo vit në Afganistan.

Po sot në provincën jugore Kandahar, një udhëheqës fisnor u vra nga sulmues të panjohur.
XS
SM
MD
LG