Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi: Bisedime 'të thella' për Iranin në Pekin



Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi tha se ka patur bisedime “të thella” me homologun e tij kinez Hu Xhintao mbi krizën bërthamore të Iranit.

Sarkozi, i cili qëndron për vizitë treditore në Kinë, nuk dha detaje tjera për bisedimet.

Franca dhe SHBA synojnë mbështetjen e Kinës për masat e reja ndëshkuese kundër Teheranit, por deri sot Pekini ka ngurruar të dakordohet me sanksionet.

Irani është partner i madh tregtar dhe burim i naftës për Kinën, e cila ka investuar shumë në sektorin e energjisë në Iran.

Izraeli dhe Perëndimi e akuzojnë Iranin se përpiqet të zhvillojë armë bërthamore nën maskën e asaj për të cilën Teherani insiston se është program bërthamor për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG