Ndërlidhjet

logo-print

Barroso: BE garanton stabilitetin e eurozonës



Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso, tha se vendet e Bashkimit Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane janë të “përkushtuar të garantojnë stabilitetin” e eurozonës në kohën e shtimit të frikës nga përhapja e krizës së Greqisë.

Bashkimi Evropian është zotuar që bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar t’i japin Greqisë 45 miliardë euro hua për ta ndihmuar që t’i paguajë borxhet.

Por Gjermania, e cila pritet të kontribuojë me afro 8.4 miliardë euro, insiston në kushte të rrepta përpara se t’i japë paratë Greqisë.

Një sondazh në Gjermani tregoi se më shumë se gjysma e gjermanëve janë kundër ndihmës për Greqinë.
XS
SM
MD
LG