Ndërlidhjet

SHBA: Çështja e emrit të zgjidhet, koha po kalon për Maqedoninë



Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se Maqedonia duhet ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë, sepse nga kjo varet e ardhmja e saj, ndërsa Uashingtoni e mbështet fuqishëm në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, deklaroi ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.

"Nuk duhet fokusuar në zgjidhjet që janë të papranueshme, por në ato që janë të pranueshme. Koha po kalon, dhe kjo duhet të bëhet menjëherë, ndërsa ne i inkurajojmë Maqedoninë dhe Greqinë që ta bëjnë këtë", tha Riker.

Ambasadori amerikan tha se shpreson që Shkupi dhe Athina janë afër marrëveshjes, dhe se përmes kontakteve në nivel të lartë, zgjidhja do të arrihet së shpejti.
XS
SM
MD
LG