Ndërlidhjet

Guardiola: Do të luajmë ashtu si dimë



Trajneri i Barcelonës, Pepe Guardiola, ka deklaruar se ndeshja e sotme me Interin në gjysëmfinalen e Kupës së Kampionëve të Evropës do të jetë thjesht një ndeshje futbolli.

“Kemi një gëzim të madh që do përjetojmë një sfidë të tillë të cilën e kemi përgatitur me qetësi. Detyra jonë është të luajmë ashtu si dimë, futbollin më të mirë në Evropë”, tha tekniku katalanas.

" Duhet të jemi vetvetja, të luajmë futbollin tonë për të eliminuar Interin dhe të shkojmë në finale. Është një ndeshje 11 kundër 11 dhe një top”, tha Guardiola në deklaratën për shtyp.
XS
SM
MD
LG