Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha sot se tortura, rrahja dhe frikësimi i të burgosurve kanë qenë praktikë në një burg irakian që drejtohej nga një njësit ushtarak nën komandën e zyrës së kryeministrit të Irakut.
Në burgun në një bazë ushtarake afër Bagdadit kryesisht ishin të vendosur arabët sunitë nga rajoni i trazuar i Mosulit.
HRW bëri thirrje për hetime të plota mbi qendrën e paraburgimit dhe ftoi Irakun që t'i përndjekë përgjegjësit.
Grupi tha se burgu ishte ilegal sepse nuk ishte nën jurisdikcionin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministria për të Drejtat e Njeriut nuk ishte e informuar.