Ndërlidhjet

Ukrainë: Hetohen ish qeveritarët



Prokurori shtetëror i Ukrainës hapi hetime kriminale për një rast të lidhur me qeverinë e ish kryeministres Julia Timoshenko, rreth abuzimit të rreth 290 milionë dollarëve për shitjen e kuotave të karbonit.

Zyra e prokurorisë tha se paratë që u pranuan në vitin 2009 për shitjen e të drejtave të sasisë së emituar të karbonit sipas marrëveshjes së Kjotos u shpërdoruan nga qeveria e mëparshme dhe Ministria e Financave.

Zyra nuk e përmendi me emër ish kryeministren Timoshenko.

Po sot, kryeministri Mikola Azarov e akuzoi qeverinë e Timoshenkos për keqpërdorime masive të fondeve të buxhetit. Timoshenko i ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG