Ndërlidhjet

Futboll: Çekia dhe Sllovakia me ligë të përbashkët?



Zyrtarë të federatave futbollistike të Çekisë dhe Sllovakisë kanë konfirmuar sot se kanë ndërmend të formojnë një ligë të përbashkët të futbollit, 17 vjet pas shpërbërjes së qetë të Çekosllovakisë.

Në komunikatën e federatës çeke thuhet se për qëllimet e dy shoqatave është njoftuar edhe UEFA.

Propozimi i mëhershëm i federatës sllovake ishte që në ligën e përbashkët të hyjnë 12 klube nga Çekia dhe 6 nga Sllovakia.

UEFA nuk e ka hedhur poshtë idenë, ndërsa kreu i federatës së Sllovakisë, Frantishek Laurinec, ka thënë se duhet të përpunohen edhe disa detaje të garave eventuale.
XS
SM
MD
LG