Ndërlidhjet

Shkup: SHBA, BE mbështesin Marrëveshjen e Ohrit



Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup, Ervan Fuere dhe Filip Riker deklaruan letra e përbashkët e tyre dje ishte e rëndësishme për t'i përkujtuar liderët e partive politike dhe Qeverinë për përgjegjësitë që ka vendi në drejtim të implementimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

“Deklarata jonë është e qartë. Ne besojmë se Marrëveshja kornizë e Ohrit është alternativa e vetme dhe është kornizë e vetme për ruajtjen e karakterin multi-etnik të Maqedonisë”, tha Fuere.

Ambsadori amerikan tha se e tërë bashkësia ndërkombëtare e mbështet Marrëveshjen e Ohrit , si pjesë e rrugës së Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.

"Megjithatë javët e fundit dëgjohen komente që nuk ndodhet në atë rrugë. Ne deshëm të vërtetojmë se mbetemi në atë rrugë nëpërmjet mbështetjes së Marrëveshjes së Ohrit, e cila siguron kornizë të fortë dhe drejtim me qëllim të përmirësimit të dialogut politik në vend”, tha Riker.
XS
SM
MD
LG