Ndërlidhjet

Hapen ofertat për Aeroportin e Prishtinës



Sot janë bërë publike ofertat e kompanive që kanë konkurruar për partneritetin publiko privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa pas një jave priten të dihen edhe ofertat financiare të konsorciumeve konkurruese.

Konsorciumet që konkurojnë janë Limak Aeroports de Lyon Consortium, ICF Fraport IC ICTAS konsortium Hawalimani dhe Prishtina Aeroports International Consortium (IPAC).

Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova i pranon ofertat nga të tri konsorciumet me një kontratë 20-vjeçare të koncesionit.

Ai tha se nga ofertuesi i përzgjedhur do të kërkohet modernizimi dhe zgjerimi i aeroportit, duke investuar rreth 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë ndërtimin e një terminali të ri.
XS
SM
MD
LG