Ndërlidhjet

Serbia kërkon ndërhyrjen e UNMIK-ut për telefoninë



Jasna Matiç, ministre e Telekomunikacionit të Serbisë, ka kërkuar nga UNMIK-u të ndalojë çmontimin e mëtejshëm të rrjeteve të telefonisë mobile serbe në Kosovë.

Matiç, përmes një letre i është drejtuar shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanier, kërkon që misioni i OKB-së të marrë kontrollin e sektorit të telekomunikacionit në Kosovë.

Ministria e Telekomunikacionit të Serbisë ka kërkuar dhe nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit që të veprojë menjëherë dhe të mundësojë kthimin e operatorëve serbë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG