Ndërlidhjet

Rrjedh nafta në Gjirin e Meksikës



Roja Bregdetare në Shtetet e Bashkuara tha se ka zbuluar një rrjedhje të re të naftës në vendin ku javën e kaluar ndodhi shpërthimi vdekjeprurës.

Si pasojë e shpërthimit, vlerësohet se rreth 5 mijë fuçi naftë derdhen brenda ditës në Gjirin e Meksikës, që është pesë herë më shumë nga vlerësimet e mëparshme.

Rrjedhja ka krijuar një njollë të madhe të naftës, e cila mund ta godasë bregun e Gjirit këtë fundjavë.

Njëmbëdhjetë punëtorë që konsideroheshin të zhdukur, ndoshta edhe kanë vdekur nga katastrofa më e madhe e këtij lloji në dhjetë vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG