Ndërlidhjet

4 palestinezë vdesin në tunel



Katër palestinezë kanë vdekur dhe tre janë plagosur nga shpërthimi në një tunel kontrabandimi nën kufirin ndërmjet Gazës dhe Egjiptit.

Policia palestineze i akuzoi forcat e sigurisë të Egjiptit se i kanë vrarë trafikantët, duke shkaktuar shpërthimin, nga i cili është rrëzuar tuneli.

Nën trysninë e Izraelit dhe SHBA-ve, Egjipti përpiqet t'i mbyllë rrugët e fshehta nga siujdhesa e Sinajit në Gaza, përmes të cilave palestinezët transportojnë jo vetëm mallra, por edhe armë dhe municione.

Në një tjetër zhvillim, një palestinez e humbi jetën kur forcat izraelite hapën zjarr gjatë një proteste afër kufirit të Gazës dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG