Ndërlidhjet

Berisha: Ta ndërtojmë Korridorin e 8-të



Në Shqipëri ka filluar punimet konferenca “Korridori i 8-të, një urë midis detit Adriatik dhe detit të Zi”. Në takim po marrin pjesë ministrat e Transporteve të katër vendeve ku kalon ky korridor, Shqipërisë, Italisë, Bullgarisë e Maqedonisë.

Takimi pritet të përfundojë me miratimin e një deklarate që i jep mbështetjen e plotë këtij projekti të infrastrukturës.

“Duke kontribuar në këtë Korridor, për Brukselin do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme dhe një kontribut i madh që rajoni i jep paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit të tij. Unë kam besim të plotë se qeveritë tona mund ta ndërtojnë korridorin dhe duhet ta konsiderojmë në mënyrën më serioze ndërtimin e tij, pavarësisht nga çmimi”, tha kryeministri Sali Berisha në hapje të konferencës.
XS
SM
MD
LG