Ndërlidhjet

SHBA-Rusi, bisedime për birësimet



Një delegacion i Departamentit amerikan të Shtetit ka zhvilluar bisedime me autoritetet ruse në Moskë lidhur me birësimet. Vizita synon të qartësojë dhe të qetësojë situatën pas incidentit ku një djalë 7 vjeçar ishte kthyer vetëm në Rusi.

Artiom Salevjev, 7 vjeçari i birësuar në SHBA, ishte kthyer nga nëna birësuese me justifikimin se nuk e dëshironte më.

Pas bisedimeve të sotme burimet ruse thanë se presin një marrëveshje të re mbi birësimet mes SHBA-ve e Rusisë.
XS
SM
MD
LG