Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i dorëzon Bosnjës të dyshuarin për gjenocid



Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar autoriteteve në Bosnje një ish ushtar serb, që është nën hetime për gjenocid. Marko Boshkiç, aktualisht 46 vjeçar, u arrestua në SHBA, ku ishte dënuar për shkelje të ligjit të imigracionit.

“Boshkiç është nën hetime, pasi dyshohet për përfshirje në gjenocid në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ai ka qenë anëtar i skuadrës së dhjetë komando të ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës”, njofton zyra e prokurorit në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG