Ndërlidhjet

Rasmusen: Grupet politike të angazhohen në dialog



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Rasmusen është takuar ndaras me kryeministrin Sali Berisha dhe me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta.

Kreu i Aleancës, pas takimit me kryeminsitrin Berisha, deklaroi se rruga më e mirë është që të gjitha grupet të angazhohen pozitivisht në jetën politike të vendit, përfshirë opozitën dhe pjesëmarrjen e saj në jetën e parlamentare.

Kryeministri Berisha përsëriti angazhimin e tij për zbardhjen e ankesave lidhur me zgjedhjet.

"Unë pranoj çdo kërkesë për transparencë të zgjedhjeve, të cilat janë vlerësuar si më të mirat nga ndërkombëtarët dhe për të cilat nuk ka asnjë fakt për manipulim. Por çdo kërkesë duhet të bëhet në rrjedhën e ligjeve dhe kushtetutës së vendit", u shpreh Berisha.

Situata në Ballkan dhe në veçanti ajo në Kosovë ishte në qendër të takimit Meta-Rasmusen.

“Situata në Ballkan përbën një sukses, dëshira dhe synimi ynë është që të shohim të gjitha vendet e Ballkanit si anëtare të NATO-s”, tha Rasmussen.

Lidhur me Kosovën ai shtoi se “përmirësimi i situatës në Kosovë do të na mundësojë pakësimin e trupave atje. Por me lejoni t’ju siguroj se nuk do të ndërmarrin asnjë hap që do të dëmtonte sigurinë në Kosovë”, tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG