Ndërlidhjet

logo-print

Serbia do pjesëmarrje “asimetrike” të Kosovës në Sarajevë



Serbia do të marrë pjesë në takimin e qershorit në Sarajevë, nëse organizatorët do të sigurojnë “elementët asimetrikë në pjesëmarrjen e Prishtinës”, bazuar në rezolutën 1244, kanë deklaruar zyrtarët serbë.

Këta të fundit besojnë se kjo mund të arrihet nëse zbatohet e ashtuquajtura formula e Gimnçit.

“Delegacioni i autoriteteve të Kosovës, nëse shkon në Sarajevë, e ne shpresojmë që po, do të ketë pjesëmarrje asimetrike nga fakti se do të jetë i shoqëruar nga shefi i UNMIK-ut, i cili do të flasë para delegacionit të institucioneve vendore”, tha Borko Stefanoviç, zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.
XS
SM
MD
LG