Ndërlidhjet

Shkëmbim zjarri pranë kufirit Kosovë-Maqedoni



Rreth 12 persona të armatosur kanë shkëmbyer zjarr me policinë në Bllacë, pranë kufirit me Kosovën, njoftojnë burimet policore në Maqedoni.

Të njëjtat burime pohojnë se një person është plagosur, derisa sulmuesit kanë mundur të largohen. I plagosuri, sipas burimeve maqedonase, ka kaluar kufirin drejt Kosovës.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, thotë se “është sekuestruar një sasi e madhe e armatimit, përfshirë armë të rënda, si mina anti-tank, granata-hedhës, raketa, mitralozë të rëndë si dhe armatim tjetër që mund të përdoret për veprime terroriste, si lloje të ndryshme të lëndësh shpërthyese e me radhe”.
XS
SM
MD
LG