Ndërlidhjet

logo-print

Njolla e naftës në brigjet e Luizianës



Një njollë e madhe e naftës në Gjirin e Meksikës ka mbërritur në brigjet e grykës së lumit Misisipi.

Shteti Luiziana, i cili pritet të jetë më i godituri, ka deklaruar gjendje të emergjencës, ndërsa guvernatori ka kërkuar para federale për të dërguar rreth 6 mijë trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar pastrimin nga dëmet e pritshme.

Presidenti amerikan Barak Obama u zotua se qeveria do të “përdorë çdo resurs të mundshëm”, përfshirë dhe ushtrinë, për t’u marrë me njollën, e cila ka sipërfaqen pothuaj sa Jamajka.
XS
SM
MD
LG