Ndërlidhjet

Belgjika ndalon ferexhenë në publik



Ligjvënësit belgë votuan për ta ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës sipas ligjeve islamike në vendet publike, duke i shtruar rrugën ndalesës së parë të këtij lloji në Evropë.

Në dhomën e ulët të parlamentit, 136 deputetë votuan pro ndalesës së ferexhesë. Vetëm dy vetë abstenuan, ndërsa askush nuk votoi kundër.

Projekt ligji nuk do të hyjë në fuqi deri sa të votohet edhe nga Senati.

Sipas projekt ligjit, ndalesa vlen për në rrugë, kopshte publike dhe salla sporti apo ndërtesa “që shërbejnë për përdorime publik”.

Amnesty International tha se ndalesa e këtillë do t’i “cënonte të drejtat për shprehje të lirë të fesë” të grave që mbajnë ferexhe.
XS
SM
MD
LG