Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Vendet arabe të bëjnë më shumë për palestinezët



Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton u bëri thirrje vendeve arabe të bëjnë më shumë për t’i dhënë më shumë mbështetje palestinezëve, t’i shtrijnë dorën Izraelit, dhe të pushojnë së armatosuri militantët për t’i dhënë shtysë paqes në Lindjen e Mesme.

Ajo i ripërsëriti akuzat se Siria e ka furnizuar me armatim Hezbollahun në Liban, dhe se presidenti i sirian, Bashar al-Asad po “merr vendime që mund të nënkuptojnë luftë apo paqe për rajonin”.

Klinton poashtu tha se SHBA përpiqen t’i japin Iranit një zgjedhje, të përfitojë nga lidhjet normale apo të “izolohet me pasoja të dhembshme”.

“Nëse presidenti Ahmadinexhad dëshiron të shpallë se Irani do t’u bindet kërkesave të mosproliferimit, ky do të ishte lajm i mirë dhe ne do ta mirëpresim. Por nëse ai mendon se mund të shmangë vëmendjen nga kjo çështje dhe të shkaktojë huti që të krijojë dyshime për qëllimet e Iranit, atëherë nuk besoj se do të hasë në pritje të mirë”, tha Klinton lidhur me vizitën e paralajmëruar të presidentit iranian në Nju Jork.

Ajo tha se një Iran i pajisur me armë bërthamore do të destabilizonte rajonin.
XS
SM
MD
LG