Ndërlidhjet

Kinë: Sulmohen fëmijë në shkollë



Një njeri ka sulmuar sot me çekiç disa fëmijë në një shkollë në Kinë, në sulmin e fundit ndaj fëmijëve në shkolla.

Më pas, njeriu u lag me benzinë dhe i vuri flakën vetes ndërkohë që në duar mbante dy fëmijë.

Mësuesit arritën t’i tërheqin fëmijët, ndërsa sulmuesi vdiq në vendin e ngjarjes.

Sulmi në provincën lindore Shandong la pesë fëmijë të plagosur.

Incidenti pasoi tre sulmet e fundit me thika në shkolla nga persona me çrregullime mendore, në të cilat e humbën jetën tetë fëmijë dhe 50 u plagosën.
XS
SM
MD
LG