Ndërlidhjet

Shangai: Hapet panairi Expo 2010



Sot në Shangai hapet panairi Ekspozita Botërore 2010.

Rreth 70 milionë njerëz pritet t’i vizitojnë stendat e më shumë se 200 shteteve dhe organizatave ndërkombëtare gjatë panairit, i cili do të jetë i hapur deri në tetor.

Expo i sivjemë është fokusuar në sfidat e urbanizimit nën moton “Qytet më i mirë, jetë më e mirë”.

Shangai me 18 milionë banorët e vet është ndër 10 qytetet më të mëdha të botës.

Qeveria kineze ka investuar miliarda dollarë. Mediat lokale vlerësuan se në shumën e përgjithshme hyjnë dhe 58 miliardë dollarët për infrastrukturë, të cilat e transformuan një zonë të madhësisë së Monakos.

Disa udhëheqës botërorë, përfshirë presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe ai rus Dimitri Medvedev, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit, i cili mund t’i bëjë konkurencë Lojërave Olimpike 2008 në Pekin.
XS
SM
MD
LG