Ndërlidhjet

Barroso: Kriza greke mund të frenohet



Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso tha sot se ai është i bindur se kriza e borxheve të Greqisë mund të frenohet.

Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevoitet deri në 19 maj që të shmangë borxhe të reja.

Gjatë një vizite në Pekin, Barroso shprehu bindjen se bisedimet do të konkludohen “në ditët e ardhshme”.

Plani nuk është popullor në Greqi shkaku i kushteve të rrepta, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme.

Tregjet financiare sikur u stabilizuan pas lajmeve se ndihma për Greqinë është e pashmangshme.

Bursat aziatike sot gjithashtu shënuan rritje, ndërsa euroja pak u ngrit nga niveli më i ulët ndaj dollarit.
XS
SM
MD
LG