Ndërlidhjet

Bangkok: Protestuesit pushtojnë spitalin



Spitali kryesor në Bangkok të Tajlandës i ka zhvendosur pacientët e vet, pasi u pushtua nga qindra protestues antiqeveritarë, të cillët ishin të bindur se forcat e rendit aty kishin zënë pozicione.

"Ndërtesa me 1,400 shtretër i dërgoi pacientët në dhjetë spitale tjera të kryeqytetit", tha zëdhënësja e spitalit.

Në Bangkok mbretëron gjendje e acaruar ndërmjet qeverisë dhe demonstrantëve, nga përleshjet e të cilëve 27 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG