Ndërlidhjet

logo-print

Tërmkolli aderon në AAK


Kryetarja e deritashme e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kaluar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Aderimi në AAK pason dorëheqjen e zonjës Tërmkolli nga kryesia e LDK-së më 17 mars të këtij viti.

Tërmkolli pat thënë se dorëheqjen e ofron për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.
XS
SM
MD
LG