Ndërlidhjet

logo-print

Fyle: Jo Sarajevës, nëse s'janë të pranishme Kosova dhe Serbia



Takimi i Sarajevës mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse në të marrin pjesë edhe Serbia, edhe Kosova, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin.

“Shpresoj shumë, që ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, të mos humbasin mundësinë, që ta kthejnë bashkëpunimin rajonal në një proces përfshirës, duke siguruar se të gjithë janë në tavolinën e bisedimeve”, tha Shtefan Fyle.

Ai ka nënvizuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Sarajevës nëse nuk do të jenë të pranishme si Serbia, edhe Kosova.

“Do të marr pjesë në çdo konferencë që bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe shtyn një hap përpara bashkëpunimin rajonal”, theksoi diplomati evropian.

Duke folur për heqjen e transmetuesve të paligjshëm të telefonisë së Serbisë në Kosovë ai theksoi se “kjo nuk është çështje politike, por ekonomike”.
Megjithatë, eurokomisioneri për zgjerimin vlerësoi lart përparimin e rajonit, pasi siç tha ai “njerëzit harrojnë se në këtë pjesë të Evropës, kemi parë shpërbërjen më shkatërruese të një shteti. Nëse e krahason situatën e sotme me atë të 15 viteve më parë mendoj se çdokush do të habitej”.

Fyle i bëri këto komnete në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve.
XS
SM
MD
LG