Ndërlidhjet

Iran: Do t’ia presim këmbët Izraelit



Irani tha se “do t’ia presë këmbët Izraelit” nëse sulmon Sirinë. Deklarata u bë nga zëvendëspresidenti iranian, Mohamed Rida Rahimi, në përfundim të vizitës së tij dy ditore në Siri.

Deklarata vjen në kohën e rritjes së tensioneve në rajon. Gjatë javës, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, akuzoi Sirinë dhe Iranin se po armatosin grupin militant shiitë Hezbullah me raketa të sofistikuara.

Siria nuk ka pranuar akuzat e mëhershme se ka furnizuar me raketa të tipit Skud Hezbullahun.
XS
SM
MD
LG