Ndërlidhjet

Fratini e Zhbogar: Të hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjën



Ministrat e jashtëm të Italisë dhe të Sllovenisë, përmes një letre të përbashkët, i janë drejtuar homologut të tyre spanjoll me kërkesën që t’i hiqen vizat qytetarëve të Shqipërisë dhe të Bosnjës. Fratini dhe Zhbogar kërkojnë në letrën e tyre që vendimi për heqjen e vizave të merret gjatë presidencës spanjolle, që përfundon më 30 qershor.

Letra i është dërguar dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, përfshi eurokomisonerët për marrëdhënie me jashtë, për zgjerim dhe për çështje të brendshme.

Letra në fjalë është firmosur dhe nga dhjetë ministra të jashtëm të vendeve të BE-së. Kjo është dëshmi e rritjes së mbështetjes në mesin e vendeve anëtare të Unionit për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
XS
SM
MD
LG