Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ndalohen shpimet e reja në bregdet



Administrata amerikane ka ndaluar shpimin në zonat e reja bregdetare, derisa vazhdojnë hetimet për njollën e naftës tëpërhapur në Gjirin e Meksikës. Megjithatë presidenti Obama ka theksuar se nuk do të heqin dorë nga planet për shpime të reja në bregdetin amerikan.

“Vazhdoj të besoj se prodhimi i brendshëm i naftës është pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë për sigurinë energjitike. Gjithmonë e kam theksuar se kjo duhet bërë në mënyrë të përgjegjshmw, për të garantuar sigurinë e punëtorëve dhe të mjedisit”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG