Ndërlidhjet

Vijon protesta e PS-së, kërkohet largimi i qeverisë



Opozita në Shqipëri ka nisur protestën, e cila sipas drejtuesve të Partisë Socialiste do të jetë një protestë maratonë. Grumbullimi ka nisur në orën 18.00 në sheshin Skëndërbej për të vazhduar më pas me marshimin drejt kryeministrisë.

Kreu i partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se protesta do të zhvillohet pa afat, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Në fjalimin e tij, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi tha se kjo qeveri nuk e meriton të vazhdojë të qeverisë shqiptarët. Sipas Ruçit qeveria ose të zgjidhë krizën politike ose të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

Në protestë kanë folur dhe Nard Ndoka e Paskal Milo, drejtues të partive aleate.

Deri tani opozita në Shqipëri ka kërkuar hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit, nën dyshimet se ka pasur keqpërdorim të votës.
XS
SM
MD
LG