Ndërlidhjet

Klinton pret vazhdim të bisedimeve izraelito-palestineze



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton pret që bisedimet indirekte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve të vazhdojnë javën e ardhshme.

Klinton tha se emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, do të kthehet javën që vjen në rajon për ta vazhduar procesin.

Sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe, pritet që t’u jepet mbështetje bisedimeve të reja.

Lideri palestinez Abas u tërhoq nga bisedimet indirekte në muajin mars për shkak të planit të Izraelit për të ndërtuar shtëpi në Jerusalemin lindor të pushtuar.
XS
SM
MD
LG