Sot në botë kryesisht me protesta shënohet 1 Maji.
Protesta masovike priten në Greqi për shkak të masave të qeverisë për të luftuar krizën e borxheve.
Kryeministri George Papandreu tha se nevoiten rritje të taksave dhe kufizime të reja.
Në shumë qytete të Gjermanisë gjithashtu janë paralajmrëuar protesta, kurse policia në Berlin i ka shtuar masat e sigurisë.
Në Stamboll, për të parën herë pas 33 vitesh 1 Maji do të shënohet në sheshin Taksim, ku në protestat e vitit 1977 e humbën jetën 34 njerëz.
Në Rusi, opozita paralajmëroi protesta antiqeveritare në Moskë dhe Shën Petersburg.