Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Protesta e opozitës me grevë urie



Në Tiranë, protesta e Partisë Socialiste vazhdoi, me grevën e urisë, për të cilën grupi socialist vendosi në tubimin e mbrëmshëm.

Mediat lokale raportuan se 22 deputetët socialistë kanë hyrë në një grevë urie, të shoqëruar nga rreth 180 qytetarë.

Deputetë të Partisë Socialiste kanë thënë se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë degradim të situatës.

Po sot, në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë është caktuar të mbahet një miting i Partisë Demokratike në pushtet.

Raportohet se policia i ka shtuar masat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG