Ndërlidhjet

Petraus: Kohë të vështira para operacionit në Kandahar



Dejvid Petraus, gjenerali amerikan i cili i mbikqyr luftërat në Irak dhe Afganistan, tha se “kohë të vështira” priten në Kandahar, qytetin jugor ku trupat afgane dhe ndërkombëtare e planifikojnë ofenzivën e radhës.

Kreu i Komandës Qendrore amerikane u tha gazetarëve se ofenziva në Kandahar nuk do të jetë operacion konvencional.

Ai tha se trupat do ta sigurojnë zonën rreth qytetit, në mënyrë që qeveria afgane të mund të vë pushtetin në Kandahar, dhe bashkësia ndërkombëtare të mund t’i sjellë ndihmat për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG