Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Rebelët kurdë vranë 4 ushtarë



Autoritetet thanë se kryengritësit kurdë kanë sulmuar mbrëmë një postkomandë të ushtrisë në lindje të Turqisë, duke vrarë katër ushtarë dhe plagosur të paktën shtatë të tjerë.

Në mesin e të vrarëve është dhe komandanti i postkomandës afër qytetit Nazimije në provincën Tunxheli.

Autoritetet i fajësuan rebelët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë që kur kryengritësit separatistë e filluan rezistencën e armatosur kundër shtetit të Turqisë në vitin 1984.
XS
SM
MD
LG