Ndërlidhjet

Prishtinë: 1 Maji me protestë



Me një protestë paqësore të zhvilluar me iniciativë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dhjetëra ish-punonjës në ndërmarrjet shoqërore dhe pensionistë, kanë shprehur pakënaqësitë për gjendjen e të drejtave të punëtorëve në vend.

“Bashkimi i sindikatave kërkon dialog të mirëfilltë social dhe respekt të parterëve social, përfaqësim mbi bazat e legjitimitetit dhe avancim të çështjeve që kanë të bëjnë me interesim e punonjësve në Kosovë”, tha kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi.

Kërkesat e protestuesve janë nxjerrja e infrastrukturës ligjore të punës, dialogu i mirëfilltë social, krijimi i fondit social, shëndetësor e pensionalo-invalidor, ndalja e privatizimit, punës së zezë dhe korrupsionit, si dhe hapja e vendeve të reja të punës për të rinjtë.
XS
SM
MD
LG