Ndërlidhjet

Obama do vizitojë Gjirin e Meksikës



Presidenti Barak Obama do t'i vizitojë brenda 48 orëve zonat e prekura nga nafta e rrjedhur në Gjirin e Meksikës.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se koha e saktë ende nuk është caktuar. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, sepse udhëtimi i presidentit nuk është shpallur zyrtarisht.

Të paktën 5 mijë fuçi nafte derdhen në ditë nga një burim nën sipërfaqen e ujit, në vendin ku ndodhej platforma e naftës, e cila javën e kaluar shpërtheu.

Njolla e naftës tashmë ka mbërritur në brigjet e Luizianës.
XS
SM
MD
LG