Ndërlidhjet

Somali: 30 të vrarë nga shpërthimet në xhami



Të paktën 30 vetë e kanë humbur jetën dhe rreth 70 janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave në një xhami në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

AP transmeton zyrtarët të kenë thënë se shpërthimet kanë ndodhur në kohën kur besimtarët ndodheshin në xhami.

Në kohën e shpërthimit, në xhami ndodhej edhe Fuad Mohamed Kalaf, zyrtar i lartë i lëvizjes islamiste Al Shahab, por nuk dihet nëse ka mbijetuar sulmin.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili është i pari i këtij lloji në Somali.

Në fillim të javës, dy vetë e humbën jetën nga shpërthimi i një bombe para një xhamie.
XS
SM
MD
LG