Ndërlidhjet

Nafta kërcënon brigjet amerikane



Presidenti Barak Obama do t'i vizitojë të dielën zonat e prekura nga nafta e rrjedhur në Gjirin e Meksikës.

Të paktën 5,000 fuçi naftë derdhen në ditë nga vendi ku ndodhej platforma e naftës, e cila shpërtheu javën e kaluar.

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë ta kritikojnë pronarin e platformës, kompaninë BP (British Petroleum), për mënyrën se si e trajtoi katastrofën.

Nafta ka filluar t’i lagë brigjet e Luizianës, dhe u kërcënohet shteteve Misisipi, Florida dhe Alabama.

Administrata amerikane i ka ndaluar shpimet për naftë në brigjet e Shteteve të Bashkuara, ndërsa derdhja në Gjirin e Meksikës po hetohet.
XS
SM
MD
LG