Ndërlidhjet

Luftanija franceze fundos anijen e piratëve



Një luftanije franceze ka fundosur sot një anije me piratë në brigjet e Somalisë, njoftuan forcat detare të Bashkimit Evropian, të përfshira në luftën kundër piraterisë.

Anija luftarake FS "Rrufeja" (Tonnerre) u kishte dalë përpara anijes së piratëve dhe dy barkave tjera me piratë mëngjesin e sotëm në afërsi të Somalisë.

"Anija është fundosur, dy barkat u konfiskuan, bashkë me një sasi të caktuar të armatimit, ndërsa 11 piratë janë ndaluar", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG